Reagon Komuna e Prishtinës: Asnjë dorëheqje në komunë

Reagon Komuna e Prishtinës: Asnjë dorëheqje në komunë

Kjo është top 10-shja më e votuar në zgjedhjet e 11 qershorit
Gjasat e Hotit, Haradinajt e Kurtit për kryeministër

Komuna e Prishtinës përmes një shkrimi në Facebook, demanton lajmin e përhapur për një varg dorëheqjesh si rrjedhojë e zgjedhjeve të 11 qershorit, përcjellë zico.tv

‘KQZ ka kërkuar nga kryetarët e komunave dhe asambleistët që të deklarohen se cilin pozicion do të mbajnë, por jo edhe nga drejtorët dhe personat e tjerë të emëruar.

Për këtë arsye, lajmi i publikuar për dorëheqjen e 4 zyrtarëve komunalë është i pavërtetë.’

Se kush do qëndrojë në Komunë, e kush do të kontribuojë nga Kuvendi i Kosovës, do të merret vesh pas certifikimit të rezultateve, dhe për çdo ndryshim Komuna do të iu njoftojë me kohë’, shkruhet në sqarimin zyrtar të Komunës së Prishtinës.

Më herët ‘indeksonline.net’ raportoi se ‘Nënkryetari i komunës se Prishtinës, Dardan Sejdiu bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Liburn Aliu dhe drejtoreshën e Arsimit, Arberie Nagavci kanë dhënë dorëheqje nga pozicionet qe i mbajnë në komunën e Prishtinës’.

COMMENTS