Reagon artisti: Nuk heq dorë nga muzika e namazi!

Pas lajmit të publikuar në disa media se ai ka lënë muzikën për t’iu përkushtuar fesë, ka reaguar krijuesi i hiteve të shumta Don Arbas.

Ai ka mohuar fuqishëm lajmin se ka hequr dorë nga muzika, pasi në një foto shihet duke falë namaz.

Don Arbas ka thënë se ai falë namaz që nga viti 2004, ndërsa muzikën nuk e lë ashtu siç nuk do ta lë namazin, shkruan zico.tv

Ndryshe Don Arbas është duke bashkëpunuar me artistë të shumtë si Arta Bajrami, Lyrical Son, Mc Kresha, Gold AG e të tjerë.

Reagon artisti Nuk heq dorë nga muzika e namazi - 1

COMMENTS