Reagimet në Serbi për gjykimin e Mlladiqit

Reagimet në Serbi për gjykimin e Mlladiqit

Gjykimit i Ratko Mlladiqit nga Gjyata Ndërkombëtare e Hagës me burg të pëjetshëm, në Serbi ka shkaktuar reagime të ndryshme. Në portalet serbe ka r

Gjykimit i Ratko Mlladiqit nga Gjyata Ndërkombëtare e Hagës me burg të pëjetshëm, në Serbi ka shkaktuar reagime të ndryshme.

Në portalet serbe ka reagime të ndryshme, disa e vlerësojnë si tendencioze vendimin e Tribunalit e disa e cilësojnë si vendim normal, transmeton RTK.

Mes atyre që reaguan është edhe ministri Lajiq, i cili deklaroi se me këtë denim familjarëve të viktimave do të jetë një satisfaksion i pjesëshëm dhe shprehu bindjen se në rajon do të ketë interpretime të ndryshme mbi vendimin e Tribunalit të Hagës, varësisht nga pozitat e tyre etnike.

Ndërsa lideri i Serbisë së Bashkuar, Dragan Markovi Palma, vlerësoi se dënimi ndaj Mlladiqit shënon nivelin më të turpshëm të gjykatës së Hagës në historinë e gjykimit.

Ai vendimin e Tribunalit të Hagës e vlerëson si jo të drejtë dhe anitserb, ndërkohë që Mlladiqi për të është hero.

Sipas tij, Ratko Mlladiq e Radoovan Karaxhiq, do të duhej të mësoheshin në libra shkollorë, sepse janë themeluesit e RS dhe se, sipas tij, Tribunali i Hagës është dorë e zgjatur e NATO-s.

Ndërkaq partia e SPN-së gjykimin ndaj Mlladiqit e vlerëson si gjykim ndaj tij si individ e jo ndaj popullit serb.

COMMENTS