Reagime për deklaratën e Boiken Abazit – Matoshi e quan m*t

Publicisti i njohur Halil Matoshi, pas deklaratës fyese për shqiptarët e Kosovës, që bëri anëtari i VV-së Boiken Abazi, e ka quajtur m*t këtë të fundit.

Matoshi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se ky njeri duhet të injoruar.

‘Ky asht thjesht nji mut i madh dhe i peshtire. Gerdituni p’ej tij dhe pshtyni… Injorojeni injorantin’, është shprehur Matoshi në Facebook.

Ky reagim i Matoshit ka ardhur pas deklarimit të zyrtarit të lartë të VV-së, Bojken Abazit i cili thotë se ‘…ata që janë për shtetin e Kosovës, e kanë babë Serbinë’.

postimi-i-halil-matoshit

Abazi ishte dëbuar nga Kosova për shkak të kërcënimit të rendit kushtetues dhe të sigurisë së Kosovës.

Një reagim tjetër ka pasur edhe publicisti Berat Buzhala.

‘Kjo seriozisht është e prapranueshme. Kjo seriozisht është e tmerrshme. Me ju thanë dy milionë vetave që kanë dhanë kaq shumë për Kosovën, se babë e keni Serbinë, është sikur me ju thanë që ju keni lindë gabimisht.’

‘Kjo bëhet edhe më e tmerrshme kur e kupton që Boikeni është mik i ngushtë i zyrtarëve më të lartë të Partisë Socialiste’, shton më tej Buzhala.

postimi-i-berat-buzhales

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta ka reaguar ndaj statusi të Abazit, i cili ofendon rëndë 2 milionë shqiptarë të Kosovës, kur deklaron, pa i bo syri vërrr’h, se:
‘Nëna Kosovë’ ka për babë Serbinë’.

Bardhyl Meta përmes një statusi në facebook thotë ‘Vetëvendosje’ të distancohet menjëherë, nga qoftëlargu, Boiken Abazi.

COMMENTS