Reagime në Kosovë për zhvillimet në Maqedoni

Reagime në Kosovë për zhvillimet në Maqedoni

Lutfi Haziri: Pas korrigjimit nga KQZ-ja publikohen listat
Gjendet një trup gjatë gërmimeve në Suhodoll

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve në Maqedoni, duke bërë thirrje për dialog ‘për interesin e të gjithë qytetarëve pa dallim etnie dhe jo retorikë që përshkallëzon situatën e tensionuar’.

Në një komunikatë MPJ thotë se ‘dhuna nuk ndihmon kurrsesi në zgjidhjen e situatës së krijuar dhe qytetarët e Maqedonisë presin daljen sa më parë nga kriza dhe vijimësinë e procesit të funksionalizimit të institucioneve në rrugë demokratike’.

Ndërkohë, kryetari i lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri në një deklaratë të tij të postuar në rrjetin social Facebook, ka shrkuar se ‘Maqedonia është ndërtuar dhe ekziston përmbi pabarazinë dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve’

‘Tolerimi i deritashëm i dhunës e shovinizmit të Gruevskit e ka sjellë këtë gjendje’, tha Ymeri.

‘Shpresoj që Zijadin Sela, Zoran Zaev, e të gjithë të lënduarit tjerë të shërohen sa më shpejtë. Reagimi i Tiranës dhe Prishtinës duhet të jetë i shpejtë dhe i vendosur. Nuk bën në asnjë mënyrë të jemi indiferent e me dy mendje në kundërshtimin tonë ndaj instalimit të politikës shoviniste në një vend fqinj. Aq më tepër kur aty jetojnë shqiptarët. Aq më tepër kur ky shovinizëm është kundër shqiptarëve’, shkruan në Facebook Visar Ymeri.

COMMENTS