Rasti ‘Kumanova’, edhe një i dënuar me burgim të përjetshëm

Rasti ‘Kumanova’, edhe një i dënuar me burgim të përjetshëm

Abdixhiku: LDK-ja s’pranon ultimatume
Përfaqësuesit e BE-së në Kosovë të shqetësuar rreth incidenteve në veri

Sulejman Osmani i akuzuar në rastin e Kumanovës u dënua sot me burg të përjetshëm.

Gjykatësi i lëndës Goran Boshevski gjatë leximit të vendimit tha se i akuzuari Sulejman Osmani për veprën penale organizatë terroriste dhe terrorizëm në asnjë rast nuk ka mohuar se ka qenë pjesëmarrës po vetëm ka mohuar aktakuzën.

Sulejman Osmani, vendimin e gjykatës e priti me duartrokitje duke brohoritur ‘rroftë UÇK-ja dhe duke thënë se me këtë vendim ju jeni duke i dënuar 10 milion shqiptarë jo vetëm mua’.

Osmani ishte njëri nga pjesëtarët e grupit të Kumanovës i cili pas aksionit u arratis duke i treguar armët e sekuestruara në Gushincë. Pas arrestimit në Kosovë Osmani u ekstradua në Maqedoni.

Një ditë më parë gjykata dënoi 33 të pjesëtarë të grupit të Kumanovës me gjithsej 746 vite burg dhe shtatë persona me burg të përjetshëm.

COMMENTS