‘Rapsodët n’rap t’sotit’, të parët në toplistën e ’20 minuten’ të Zvicrës

Albumi i shumëpërfolur ‘Rapsodët n’rap t’sotit’, të cilën e sollën në bashkëpunim këngëtarët Mc Kresha dhe Lyrical Son, qysh në ditët e para të lansimit kishte shënuar sukses edhe në skenën ndërkombëtare, duke debutuar në pozitat e para në shumë tregje. Suksesi i radhës është treguar nga vetë këngëtarët përmes rrjeteve sociale.

‘Rapsodët n’rap t’sotit’, tashmë është renditur në vendin e parë në toplisten e Schëeiz, në Zvicër, si HipHop albumi më i mirë, ndërsa në Facts në kategorinë ‘All Music Albumz’ është renditur në vendin e katërt. Sipas këtij suksesi albumi ‘Rapsodët n’rap t’sotit’ del të jetë albumi i parë hip-hop shqiptar që po gëzon sukses ndërkombëtar.

Rapsodet Foto

COMMENTS