Raportohet për një eksplodim në metro në Londër

Raportohet për një eksplodim në metro në Londër

Deliu-Kodra: Dalja e mirë, por po ushtrohet presion mbi votuesit në Prishtinë
Apeli liron nga akuza kryetarin e OSHP-së, Hysni Hoxha

Mediat britanike raportojnë se një kontejner i bardhë ka eksploduar në metron nëntokësore në pjesën jugperëndimore të Londrës.

Policia ka konfirmuar sot se janë përgjegjur ndaj një ‘incidenti’ në Parsons Green Station në Londër.

Në vendin e ngjarjes janë parë policët e armatosur britanikë, ndërsa ekipet mjekësore i kanë ndihmuar të plagosurit.

Raportet e para sugjerojnë se ka pasur plagosje të shumëfishta, përfshirë raste të njerëzve që vuanin nga djegiet në fytyrë.

Agjencia Reuters i ka cituar dëshmitarët që kanë thënë se disa njerëz ishin lënduar nga rrëmuja e krijuar e udhëtarëve.

Zyrtarët e transportit në Londër kanë konfirmuar në rrjetin Twitter se është ndërprerë metroja në pjesën ku ka pasur eksplodim.

COMMENTS