Raporti zyrtar për vdekjen e policit të Kosovës

Deputetët e Listës Serbe kthehen në Kuvend
Hoti: Vonesa e krijimit të institucioneve rrezikon zgjedhjet lokale

Policia e Kosovës, DRP-Pejë, njofton se më datën 20.09.2016, në orët e vona të mbrëmjes, ka gjetur pa shenja jete një person, pjesëtar i Policisë së Kosovës.

‘Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse të cilat kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i shtetit, Njësiti Rajonal i Hetimeve për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operativo-hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti. Rasti është klasifikuar si ‘Hetim i vdekjes’, njofton Policia e Pejës.

Me aktvendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Burime jo-zyrtare, thonë se i ndjeri ka lënë prapa një shënim ku thotë se nuk ka mundur t’iu bëjë ballë presioneve nga grupe të ndryshme kriminale.

COMMENTS