Ranglista e re e FIFA-s, Shqipëria në rënie të lirë – Kosova ngritët për një pozitë

Ranglista e re e FIFA-s, Shqipëria në rënie të lirë – Kosova ngritët për një pozitë

Heynckes: Besimi mund të lëvizë edhe malet, të përsëritim vitin 2013!
Shaqiri me shokë sigurojnë një pikë të artë në Anfield

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror FIFA, ka zbuluar ranglistën e re për Kombëtare.

Kësisoj dy shtetet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova kanë ndryshuar pozitat që kishin në tabelë.

Kombëtarja shqiptare pas dy humbjeve 3-0 ndaj Spanjës dhe 0-1 ndaj Italisë ka rënë për pesë pozita.

‘Kuqezinjtë’ tani ndodhen në pozitën e 71-të në ranglistën e FIFA-së.

Ndërkohë edhe Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur ndryshime në ranglistë, por për dallim nga Shqipëria kaltër e verdhën janë ngritur në tabelë.

Përfaqësuesja e Kosovës tani ndodhet në pozitën e 183 pasi janë ngritur për një pozitë.

Sa i përket pozitave të para në ranglistën e FIFA-s, nuk ka pasur ndryshime me Gjermaninë që ndodhet në krye e ndjekur nga Brazili dhe Portugalia.

Argjentina e Lionel Messit ndodhet në pozitën e katërt, duke lënë mbrapa Belgjikën në të pestën dhe Poloninë në vendin e gjashtë.

Franca është ngjitur për një pozitë dhe tani ndodhet në vendin e shtatë, ndërsa Spanja ka bërë ngritje për tri vende dhe është e teta.

Kili që ka mbetur pa u kualifikuar në Kupën e Botës është në pozitën e nëntë, ndërsa befasia ka ardhur nga Peru që ndodhet në vendin e 10.

Zvicra e shqiptarëve ka pësuar rënie për katër pozita dhe është e 11-ta, ndërsa Anglia ngritje për tri pozita dhe tani ndodhet në vendin e 12-të.

Ngritje ka pasur edhe për Italinë që tani zë vendin e 15-të.

COMMENTS