Ramushi u lirua në ditën e lindjes së djali të tij Gjinit

Balotazh në Francë, Macron përballet me Le Pen
​Lumir Abdixhiku edhe zyrtarisht i bashkohet LDK-së

Bashkëshortja e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Anita Haradianj ka bërë të ditur se Ramushi është liruar pikërisht në ditën e lindjes së djalit të tyre, Gjinit i cili sot mbushi 13 vjet.

Gjithashtu Anita ka theksuar se i janë falënderues të gjithë atyre që nuk kursyen mbështetjen për Ramushin dhe familjen Hardinaj në përgjithësi.

Mes tjerash Anita ka shkruar se u uron të gjithëve fitoren e radhës të së drejtës dhe lirisë.

Ky është postimi i plotë:

Fillimisht dua te ju Falenderoj per mbeshtetjen e sinqerte pergjate gjithe rrugetimit tone te perbashket mes sfidash e veshtersish te ndryshme! Por, Liria ka cmim dhe ne si popull kemi deshmuar qe jemi te gatshem te paguajme cmimin per Liri pa pyetur per asgje! Prandaj ne gjithe kete odisejade e shpresoj te jete e fundit e deshmuam qe bashke mund te ja dalim! Deshmuam qe besimi ne vlera eshte Fitore e pakontestueshme! Une personalisht kam marre shume telefonata, urime, epitete nga me te ndryshmet here here duke me ngritur ne piadestal dhe sigurisht me keni dhene nje barre qe t’i ruaj dhe t’i mbaj e t’i jetesoj keto epitete me shume pergjegjesi. Sot ka rastisur te jete edhe Ditelindja e Gjinit me te cilin u rritem bashke, i tejkaluam te gjitha bashke! Gjini ishte vetem 7 muaj kur drama familjare filloi, ai sot eshte 13 vjec! Por duke qene Nene, Grua me duhet te them qe ne jemi shume me fat sepse te pakten ne cfaredo rrethane gjithmone kemi pasur te drejten e shpreses qe Ramushi na kthehet, prandaj jemi shume te vegjel karshi gjithe atyre femijeve te cilet kane humbur baballaret per cmimin e Lirise, Jam shume e vogel karshi gjithe atyre nenave qe kane humbur femijet e tyre per cmimin e Lirise, jam shume e vogel karshi cdo gruaje qe ka rritur jetim vet pa asnje perkrahje per cmimin e Lirise. Me te drejte sot Ju uroj te gjitheve fitoren e rradhes te te drejtes tone e te Lirise sone!!!! Ekzistencen tone, forcen tone, zhvillimin tone nuk mund ta ndal e as ta tundoj asgje prej gjeje!!!

COMMENTS