Ramush Haradinaj porosit Serbinë: Nuk do të ekzistoni në Kosovë kur unë të jem kryeministër

Thaçi, i pikëlluar me humbjen e Qani Mehmedit
Edi Rama bëhet ‘shofer’ në moshën 53-vjeçare (Foto)

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dërguar porosi shtetit serb.

Në deklaratën e tij dhënë nga Loxha e Pejës, ka siguruar se Serbia nuk do të ekzistojë kur ai të jetë në krye të Qeverisë.

“Ne nuk kemi ndonjë projekt për problemet për Serbinë, por Serbia nuk do të ekzistojë më në Kosovë. Pra, shteti serb nuk do të ketë më rol në Kosovë”, është shprehur kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma.

Deklarata e Haradinajt për Serbinë vjen pasi kryeministri serb Vuçiq e paraqiti si problem për Serbinë zgjedhjen e Haradinajt kryeministër.

Kreu i AAK-së sot ka zhvilluar takime në disa fshatra të Pejës, nga ku edhe ka zbuluar përmendoren e dëshmorit Fetah Selca.

Ndryshe vendi shkon në zgjedhje më 11 qershor pasi Qeveria “Mustafa” u rrëzua nga Parlamenti përmes mocionit të iniciuar nga partia e Limajt.

Vendimtare për fatin e Qeverisë ishte edhe vota e partnerit të koalicionit PDK-së.

COMMENTS