Ramush Haradinaj merr nënshtetësinë nga Shqipëria (Dokument)

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishari ka dekretuar sot liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj dhe bashkëshorten e tij Anita Haradinaj me shtetësinë shqiptare.

“Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar”, thuhet në dekretin e shtetësisë për Haradinajn dhe Muçajn, raporton Indeksonline.

Ndryshe dekreti për shtetësinë shqiptare hyn në fuqi që në momentin e nënshkrimit./I/

COMMENTS