Ramush Haradinaj mbërrin në Kosovë (Foto/Video)

Kreu i AAK-së e ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në Kosovë.

Ai sapo ka zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ku e kanë pritur familjar e miq të tij.

Në një fjalim para mediave ai ka thënë se shqiptarët asnjëherë nuk do ti nënshtrohen asnjë mekanizmi që burimin e ka nga Beogradi.

“Asnjëherë nuk do ti nënshtrohemi asnjë mekanizmi që burimin e ka në Beograd. Ne jemi ne të drejtën tonë dhe kësaj të drejtë do ti qëndrojmë besnik. Nji armiku si Serbia duhet me ja tregu vendin. Gjatë kësaj periudhe 4 mujore shqiptari është treguar i zoti, ndërsa institucionet nuk janë treguar siç duhet”, ka thënë Haradinaj.

Ai është nisur drejtë sheshit në Prishtinë ku po pritet nga qindra qytetarë.

COMMENTS