Ramush Haradinaj fillon punën si kryeministër

Ramush Haradinaj fillon punën si kryeministër

Në Shqipëri si u zgjidh kriza!? Po Zaevin kush e mandatoi?!
Irak: Vriten dhjetëra militantë afër kufirit me Sirinë

Kryeministri i deritanishëm i Kosovës, Isa Mustafa, i ka dorëzuar detyrën kryeministrit të sapozgjedhur të Kosovës, Ramush Haradinaj. Pritja e zotit Haradinaj në Kryeministri është bërë me ceremoni shtetërore, ku Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës është rreshtuar dhe ka intonuar himnin e Kosovës, për nderë të dorëzim-pranimit të detyrës së kryeministrit.

Ndërkaq, zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me rastin e konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës ka kërkuar që institucionet të vazhdojë të ecë përpara në rrugën e saj evropiane.

‘Kosova përballet me sfida të vështira, duke përfshirë korrupsionin dhe sundimin e dobët të ligjit, papunësi të lartë dhe performancë të dobët në sistemin arsimor’.

‘Këto janë pengesa serioze për zhvillimin e ekonomisë, për të tërhequr investime të qëndrueshme dhe për të krijuar mundësi punësimi’. Kështu thuhet në një deklaratë nga Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë me rastin e konstituimit të institucioneve të reja të Kosovës.

Aty thuhet po ashtu se BE-ja dëshiron që Kosova të ketë sukses, dhe u bënë thirrje politikanëve të fokusohen në këto çështje të përditshme me rëndësi për njerëzit.

BE-ja kërkon nga Qeveria e sapoformuar të fillojë menjëherë të punojë për forcimin e institucioneve dhe zbatimin e reformave të nevojshme, veçanërisht në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e ekonomisë, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Agjendën e Reformave Evropiane, dhe marrëveshjeve tjera përkatëse mes BE-së e Kosovës.

‘Është shumë e rëndësishme që udhëheqësit politikë t’i marrin seriozisht këto sfida dhe të veprojnë në mënyrë efektive në interesin më të mirë të popullit të Kosovës. Ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë parësore për forcimin e sundimit të ligjit, përmes një reforme të sistemit gjyqësor në përputhje me standardet më të mira evropiane’, thuhet në deklaratë.

Me tej në deklaratë thuhet se është thelbësore që Kosova të punojë për kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave duke ecur përpara në Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe duke ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

BE-ja pret që Qeveria e re të luajë një rol aktiv dhe konstruktiv në rajon dhe të punojë së bashku me Beogradin për të siguruar që një hap para është bërë në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshjet e arritura në këtë kontekst duhet të zbatohen plotësisht.

‘Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të ecë përpara në rrugën e saj evropiane. Kosova nuk ka kohë për të humbur. Politikëbërësit e Kosovës duhet të tregojnë udhëheqje të përgjegjshme dhe të përmbushin pritjet e qytetarëve’, thuhet mes tjerash në e deklaratë nga Zyrës së BE-së në Kosovë.

Haradinaj takimin e parë në postin e kryeministrit e realizon me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Me 61 vota për, një abstenim dhe pa praninë e opozitës, Kuvendi i Kosovës të shtunën mbrëma e ka zgjedhur Qeverinë e re të Kosovës, me kryeministër Ramush Haradinajn.

COMMENTS