Ramiz Kelmendi merr pjesë sot në seancën për Demarkacionin

Ramiz Kelmendi merr pjesë sot në seancën për Demarkacionin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi do të merr pjesë në seancën e sotme ku do të votohet Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

Burime të afërta me Kelmendin i kanë thënë Telegrafit ai sot do të jetë i pranishëm në seancën e Kuvendit ku pritet të votohet demarkacioni.

Ndryshe, dje Kelmendi nuk ishte i pranishëm në Kuvend për arsye shëndetësore.

Vota e Kelmendit pritet të jetë vendimtare për çështjen e Demarkacionit.

COMMENTS