Rama uron Pavarësinë me flamurin kuq e zi e të Kosovës (Foto)

Rama uron Pavarësinë me flamurin kuq e zi e të Kosovës (Foto)

Kryeministri Edi Rama ka uruar nga qyteti i Vlorës 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ku po zhvillohen disa aktivitete festive.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë uron me një foto të flamurit të kuqezi dhe atij të Kosovës, të cilët i ka bërë bashkë. ‘Të gjithë shqiptarëve kudo janë, nga Vlora u uroj GËZUAR 105 VJETORIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË’, shkruan Rama.

Qeveria shqiptare vijon sot në Vlorë aktivitetet për 105 vjetorin e Pavarësisë. Një ditë më parë u zhvillua në Korçë mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës ku u nënshkruan 12 marrëveshje të rëndësishme. Kryeministri Haradinaj, ndryshe nga një ditë më parë në Korçë, sot nuk do jetë i pranishëm në Vlorë për shkak të vizitës në Prishtinë të zv/ndihmës sekretares amerikane të Mbrojtjes, Laura Cooper.

I gjithë kabineti qeveritar i Kosovës është nisur drejt Prishtinës mëngjesin e kësaj të marte.

COMMENTS