Rama: Kosova, si çdo shtet, duhet ta ketë forcën e vet të armatosur

Rama: Kosova, si çdo shtet, duhet ta ketë forcën e vet të armatosur

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka bërë me dije se qëndrimi i çdo zyrtari të huaj që viziton Prishtinën është që Kosova duhet t’i ketë Forcat e Armatosura si çdo shtet tjetër.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e re’, ai është shprehur i bindur se transformimi i FSK-së do të ndodhë shumë shpejt.

Se si do të arrihet deri te ky qëllim, Rama ka thënë se kjo është në duart e politikës.

Ai ka deklaruar se FSK-ja është gati për transformim dhe po pret vendimin politik.

‘Si komandant i FSK-së mund të them se në aspektin profesional ne jemi gati’, ka thënë Rama.

Ai i ka ftuar edhe deputetët e komunitetit serb të shkojnë tek elektorati i tyre dhe të shohin se sa ka punuar FSK-ja për ta.

COMMENTS