Rama: Gjakova, qendër qytetërimi për ne shqiptarët (Foto)

Kufizim qarkullimi automjetesh nëpër qendër të Gjilanit më 27 nëntor
MPJ: ‘Tërheqja’ e njohjeve, propagandë e Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rubrikën Amarcord, ka publikuar një foto të vjetër të kasabasë së Gjakovës, transmeton atsh.

Është një ndjesi e veçantë të jesh në Gjakovë, qendër qytetërimi për ne shqiptarët, bash si Shkodra, me katolikë e myslimanë, me teqenë e famshme të saadinjve, kisha dhe xhami, aq pamëshirshëm shkatërruar e djegur gjatë luftërave për emancipim.

Teksa sheh këtë foto të vjetër të kasabasë së Gjakovës, mendon për qetësinë qytetare të banorëve të saj, njerëz të punës, intelektualë dhe dijetarë që i japin nder Kosovës dhe gjithë Shqipërisë”, shkruan Rama.

Dje u raportua për një vizitë të shkurtër të kryrministrit Edi Rama në Gjakovë dhe për takimin e tij me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. U tha takimi ishte vetëm ‘për një kafe’.

COMMENTS