Rama dhuratë Bashës për ditëlindje!

Vuçiq: Krijimi i Ushtrisë së Kosovës në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe Kushtetutën e Kosovës
Thaçi: Kanadaja, mbështetëse e palëkundur e Kosovës në strukturat euroatlantike

Në këto minuta në oborrin e selisë së Partisë Demokratike është futur një makinë e dërguar nga kryeministria.

Newsbomb.al mëson se Rama ka dërguar në zyrën e Bashës një kuti dhuratë për liderin e demokratëve. Nga burime pranë zyrës së kryeministrit, newsbomb.al zbulon se brenda saj kishte një shishe vere me porosi të Ramës, posaçërisht për 43 vjetorin e Bashës.

E kujt do t’i kishte shkuar ndërmend se sot, në ditën e lindjes Basha do merrte një dhuratë nga kundërshtari më i madh i tij politik?! Bashkë me ditëlindjen e Bashës, dy liderët po festojnë edhe marrëveshjen e firmosur mes tyre.

Meta madje e quajti raportin Rama-Basha një “marrëdhënie vllazërore”. Megjithatë, e gjitha mbetet për t’u zbuluar pas 25 qershorit.

COMMENTS