Rama akuzon opozitën, në Bruksel me dokumente kundër vendit të vet

Rama akuzon opozitën, në Bruksel me dokumente kundër vendit të vet

Duke folur sot në parlament lidhur me rekomandimin për hapjen e negociatave, kryeministri Rama akuzoi opozitën se ka transportuar baltën, fjalorin dhe sherrin e brendshëm politik në vendet e BE, duke folur kundër Shqipërisë.

Edi Rama citohet nga abcnews të ketë thënë ‘Nuk ekziston një tjetër komision i përbashkët parlamentar që shkon në Bruksel që të bëjë atë që bën komisioni ynë i përbashkët parlamentar, që e kthen bashkëbisedimin me palën tjetër në një seancë teatri lokal, ku pala tjetër që rri përballë shikon se si zihen shqiptarët me njëri-tjetrin.

Nuk ekziston, nuk ekzistojnë deputetë dhe përfaqësues opozitash në vendet e tjera që të vijnë vërdallë korridoreve të Brukselit apo kryeqyteteve të tjerë me çanta në dorë, mbushur me dokumente propagande kundër vendit të tyre. Sepse në fund të ditës, sado të thuash se janë kundër qeverisë, për ata që i marrin ato dokumente janë dokumente që shkojnë kundër vendit.

Natyrisht na takon ne një përgjegjësi më e madhe se e atyre që nuk janë sot këtu dhe ka kohë që nuk janë fare në skenën e debatit dhe të alternativave politike, por janë vetëm në arenën e kacafytjeve, që të bëjmë më të mirën e mundshme që të krijojmë një klimë sa më të favorshme ndërveprimi dhe bashkëveprimi, për të mos thënë bashkëpunimi se duket një fjalë utopike për momentin që flasim’.

COMMENTS