Rakiq: Po të ishte OJQ, për AKS-në nuk do të kishte marrëveshje në Bruksel

Rakiq: Po të ishte OJQ, për AKS-në nuk do të kishte marrëveshje në Bruksel

Goran Rakiq, prefekt i Mitrovcës Veriore ka thënë se për krijimin e Asociacionit e Komunave Serbe për të cilin Prishtina detyrimin e ka marrë me marrëveshjen e Brukselit, po pret tash e një kohë të gjatë.

‘Autorizimet e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS) janë të definuara shumë saktë me marrëveshjen e vitit 2015 dhe ne nuk do të lejojmë që ato autorizime të zvogëlohen me vendimet e institucioneve lokale. Po të kishim dashur organizatë joqeveritare, për të nuk do të kishim pasur nevojë për negociata në Bruksel’, citon ‘novosti’ të ketë thënë Rakiq.

I pyetur se nga çfarë varet dhe kur do të hapet ura në Ibër, Rakiq thotë se ura nuk është më çështje politike por çështje teknike rreth të cilës, sipas tij, duhet të merren vesh kompanitë që punojnë për revitalizimin e e saj.

‘Ajo që na intereson dhe ajo që na brengos është siguria e qytetarëve. Këto do ta kërkojmë gjithmonë dhe asnjë shantazh nuk do të na gjunjëzojë’, ka thënë Rakiq.

Arrestimet e serbëve në Kosovë sipas parimit ‘dy dëshmitarë’ dhe pa dëshmi duhet të marrin fund, thotë prefekti i Mitrovicës veriore Goran Rakiq.

Kryetari i Listës Serbe thotë se me këto arrestime po frikësohen serbët e kthyer.

COMMENTS