Rakia me mjaltë ngre imunitetin: Recetë e thjeshtë për likerin më shërues!

Rakia me mjaltë ngre imunitetin: Recetë e thjeshtë për likerin më shërues!

Ushqimet që ngadalësojnë plakjen
Limoni dhe hudhra, kundër lythave

Për të bërë liker të mirë, ju nevojiten vetëm tre përbërës.

Rakia apo likeri nga mjalti, siç e quajnë njerëzit, është pije tradicionale natyrale alkoolike, ndërkaq kur konsumohet me masë bën pjesë ndër pijet shëruese.

Pihet e ftohur dhe si aperitiv, forcon imunitetin, mbron nga infeksionet dhe përmirëson pasqyrën e gjakut.

Për të bërë liker të mirë, nevojiten 1 litër raki kumbullash, 400 ml ujë të distiluar dhe 300 g mjaltë.

Përgatitja bëhet duke e shkrirë mjaltin në raki, pastaj shtohet uji i distiluar.

Likeri i përgatitur kështu duhet të qëndrojë një muaj në vend të errët, duke e tundur herë pas here. Pastaj, duhet të kullohet në filtër.

Fortësia varet nga sasia e ujit të distiluar, nëse e dëshironi më të fortë, qitni më pak ujë të distiluar.

Nëse likerit i shtoni edhe pak propolis, do të jetë edhe më shërues, mirëpo kini kujdes – likeri konsiderohet ndër pijet të më të rrezikshme, sepse është i ëmbël, i shijshëm dhe lehtë rrëshqet nëpër fyt, prandaj kur njëherë filloni të pini, mbase do ta keni të vështirë të ndaleni.

COMMENTS