Rahoveci do të bëhet me palestër sporti pas dhjetë vitesh (Foto)

Rahoveci do të bëhet me palestër sporti pas dhjetë vitesh (Foto)

Man Unitedi është gati ta shes Pogban (Foto)
Britania nuk i jep vizë pronarit të Chelseas, rusit Roman Abramovich

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi është dakorduar me kryetarin e Rahovecit, Idriz Vehapin për investimet që do t’i bëjnë në fushën e kulturës dhe sportit në këtë komunë.

Ministri Gashi gjatë inspektimit në palestrën e sportit në Rahovec ka shprehur mbështetje për kryetarin, Idriz Vehapi përmes investimeve që do të bëhen në këtë komunë në fushën e sportit.

Ai po ashtu tha se qëllimi i kësaj vizite është inspektimi i kësaj palestre sportive për të cilën u zotua se do të funksionalizohet në vitin 2018.

‘Vizitova edhe objektin e sallës një objekt që ka filluar qysh e tha kryetari pothuajse para 9 viteve i cili mund të them lirisht që në këto vitet e fundit ka pas neglizhim të punimeve por si do që të jetë ne kemi shtyrë procedurën e fundit dhe jemi në vlerësim të këtij projekti për fazën e fundit dhe besoj se në vitin 2018 kjo sallë do të jetë në shërbim të qytetarëve të komunës së Rahovecit dhe të gjitha atyre sportdashësve të cilët do ta shfrytëzojnë’, u shpreh ai.

Gashi po ashtu i ka ofruar mbështetje kryetarit të Rahovecit me investimet që do t’i bëjnë bashkërisht në pjesën e kulturës, trashëgimisë, dhe rinisë me projekte konkrete. Gashi dhe Vehapi gjatë takimi që zhvilluan në objektin e komunës së këtij qyteti u dakorduan edhe për investimet që do të bëhen në stadiumin e qytetit, si dhe në fshatin Ratkoc dhe Krushë e Madhe.

Ndërsa, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi tha se me ministrin, Kujtim Gashi biseduan për investimet që do të bëhen në fushën e sportit dhe kulturës. Ai po ashtu tha se Gashin e ka njoftuar nga afër me gjendjen e objekteve sportive të kësaj komune, duke besuar që së shpejti ato do të jenë në shërbim të bashkëqytetarëve të tij.

‘Biseduam për investimet në fushën e kulturës dhe sportit në komunën tonë, posaçërisht në projektet të cilat janë dike u punuar disa të cilat do të përfundohen shpejt besoj me angazhimin e ministritë të ri.E njoftova ministrinë gjendja e cila është në këto objektet sportive, ministri premtoi dhe u zotua se këto projekte shumë shpejt do të përfundojnë’, tha ai.

Ndryshe, palestra e sportit në komunën e Rahovecit ka filluar ndërtimin në vitin 2008 dhe është projekt i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

COMMENTS