Rahovec, deri me 31 dhjetor afati për pagesën e tatimit në pronë

Tatimpaguesit e Komunës së Rahovecit kanë afat ligjor për pagesën e këstit të dytë të tatimit në pronë deri me datën 31 dhjetor 2016. 'Nëse ju deri

Tatimpaguesit e Komunës së Rahovecit kanë afat ligjor për pagesën e këstit të dytë të tatimit në pronë deri me datën 31 dhjetor 2016.

‘Nëse ju deri me këtë datë e paguani tatimin në pronë për vitin 2016, ju do t’ju shmangni dënimit prej 10% të obligimit tatimor dhe kamatës prej 1%, e cila llogaritet në baza mujore’, njofton Komuna e Rahovecit.

Komuna e Rahovecit inkurajon tatimpaguesit që të vizitojnë zyrën e tatimit në pronë, ku mund të njoftohen me obligimet tatimore dhe sugjeron që t’i kryeni obligimet tatimore, përndryshe në rast të mos kryerjes së këtyre obligimeve deri në fund të këtij viti, atëherë në mënyrë automatike do të ju bëhet llogaritja e dënimit dhe kamatës.

Tatimi në pronë nevojitet për investime në përmirësimin e rrugëve, kanalizimin, ndërtimin e shkollave, parqeve, ndriçimin publik dhe rregullimin e trotuareve.

‘Çdokush që e paguan tatimin në pronë është pjesë e rëndësishme në punën e zhvillimit të komunës dhe në këtë mënyrë edhe të tërë vendit!’, thuhet në fund të njoftimit të Komunës së Rahovecit.

COMMENTS