Qyteti që ju kthen 200 vjet pas në kohë (Video)

Alberobello ka rreth 11.000 banorë dhe aktualisht është cak i vizitave të turistëve të shumtë nga e gjithë bota.

Arsyeja e kësaj tërheqje me siguri se ka të bëjë me ambientin dhe arkitekturën e cila i bën vizitorët të ndihen sikur janë kthyer 200 vjet prapa në kohë.

Qyteti Alberobello është një qytet i vogël dhe gjendet në provincën e Barit, Itali.

Ky qytet njihet për shtëpitë karakteristike në formë të kupolave, këto shtëpi nga viti 1996 gjenden nën regjistrin e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Shtëpi të tilla si ato në Alberobello, aktualisht mund të gjenden edhe në disa pjesë të Gjermanisë, të cilat në shekullin 18 janë ndërtuar për të shërbyer si kasolle në vreshta, por shtëpi me arkitekturë të ngjashme mund të gjinden edhe në Kroaci dhe të cilat janë ndërtuar për t’u shfrytëzuar si strehimore barinjsh.

COMMENTS