Qofte turke – Shumë të shijshme!

Përbërësit:

750 gr. mish të bluar,
2 qepë,
2 feta bukë pa kore,
1 vezë,
Majdanoz,
Një lugë e vogël kumin
2 lugë të vogla kripë,
Gjalpë për fërgim

Përgatitja:

Njomeni bukën në ujë, kullojeni dhe thërrmojeni në tepsi. Shtoni përbërësit e tjerë dhe të gjithë përzieni mirë.

Formësoni topthat në madhësinë e dëshiruar dhe fërgoni nga të gjitha anët në gjalpin e nxehur, derisa të marrin ngjyrë të gështenjtë.

Shërbeni qoftet me perime të freskëta, pure patatesh apo me shtojca të tjera sipas dëshirës.

COMMENTS