Qofte të kreshmore të cilat do t’i dëshironi: Zëvendësimi i mishit është shumë i shijshëm!

Qofte të kreshmore të cilat do t’i dëshironi: Zëvendësimi i mishit është shumë i shijshëm!

Ëmbëlsirë sarajevase apo ëmbëlsirë meraku
Biftek në piper

Po ju sjellin variantin interesant të qofteve kreshmore nga fasulja në vend të mishit të bluar.

Përbërësit:

Fasule,
Presh,
Susam,
Vaj,
Kripë,
Piper.

Kanë filluar kreshmoret, dhe për këto ditë është mirë të dini edhe ndonjë recetë kreshmore më shumë.

Zëvendësimi vërtet është i shijshëm dhe mund t’ia përshtatni shijes suaj.
Përgatitja:

Zieni fasulen, kullojani ujin dhe shtypeni mirë me duar.

Qitni kripë sipas shijes dhe bëni në formë topthash.

Preshin e grirë fërgojeni në vaj dhe shtoni piperin.

Preshin shpërndajeni nëpër tepsi dhe sipër tij rendisni qoftet.

Qitni susam (sipas shijes), mbuloni me kapak dhe piqni. Kini kujdes që të mos digjen gjatë pjekjes.

COMMENTS