Qofte peshku me perime

Qofte peshku me perime

Gogla mishi në salcë domatesh
Ëmbëlsira serenadë: Deserti i shijshëm për t’u mbajtur gjatë në mend!

Përbërësit:

2 patate mesatare, të qëruara, me copa
1 patate e ëmbël mesatare, e qëruar dhe e prerë
1 kokë e vogël brokoli, e ndarë në lule
100 gr. bizele, plus të tjera të gatuara, për servirje
një tufë e vogël majdanoz, e prerë trashë
lëkura e 1 limoni, feta për servirje
2 lugë çaji mustardë
225 gr. (afërsisht 3 fileta) qefull i tymosur
4 lugë gjelle miell, plus një sasi për pluhurosje
3 lugë gjelle vaj luledielli

Përgatitja:

Vendos patatet në një tigan të madh me ujë të ftohtë të kripur, mbuloji dhe vëri të ziejnë. Lëri për 10 minuta sa të fillojnë të zbuten anash, por jo të gjitha.

Shto brokolin dhe lëri të gatuhen për 4 minuta, pastaj shto bizelet dhe gatuaji për 30 sekonda. Kulloji dhe lëri në kullesë për t’u ftohur plotësisht. Mund të qëndrojnë në frigorifer një natë.

Hidhi në mikser elektrik. Shto majdanozin, lëkurën e grirë të limonit, mustardën, peshkun, miellin dhe erëza. Vazhdo grirjen sa përzierja të copëtohet imët dhe të fillojë të mblidhet me toptha. Hiq thikën nga mikseri, bëj duart me miell dhe formo 8 qofte, duke lyer edhe qoftet.

Vendosi në një pjatë dhe vëri në ngrirje për 30 minuta sa të forcohen. Mund të mbështillen me letër dhe të ruhen në frigorifer për 2 muaj.

Nxeh vajin në një tigan që nuk ngjit. Skuqi qoftet për 5-8 min derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen kërcitëse. Shërbeji me bizele shtesë dhe feta limoni.

COMMENTS