Qofte me patate dhe vezë

Si të bëni shtojcën për palpeta në katër mënyra (Video)
Si ta përgatisni virshllen perfekte?

Përbërësit:

6 vezë të ziera
3 patate mesatarisht të ziera
2-3 qepë të reja
2 ve të freskta
1 lugë schmand
1 lugë miell
1 lugë therime buke (prezlle)
Krip, piper të zi dhe vaj për fërgim.

Përgatitja:

Qerohen vezët dhe patatet dhe grihen në katrorë të imët dhe kësaj mase i shtohet qepa e grirë imët, vezët e freskta, schmandi, mielli, prezllet, bëhen me kripë dhe piper sipas shijes dhe fitohet një masë homogjene.

Pastaj merren me lugë dhe formohen toptha të vegjël me dorë dhe fërgohen në vaj të nxehtë. Nuk ka nevojë të fërgohet shumë sepse pothuajse të gjithë përbërësit janë të gatshëm.

COMMENTS