QKUK pezullon operacionet

QKUK pezullon operacionet

Haradinaj u premton investitorëve turq lehtësira në Kosovë
Veriu nuk paguan – jugu mbetet pa ujë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se është duke u zhvilluar normalisht puna në sallat e operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrike, në atë të Ortopedisë, ORL-së dhe Klinikën e Oftalmologjisë.

‘Ndërkohë, nga dita e enjte, përkohësisht janë pezullua rastet e operacioneve të planifikuara (jo urgjente) në bllokun e klinikave kirurgjike’.

‘Rastet urgjente nga blloku kirurgjik janë operuar në sallat e Klinikës Emergjente, të cilat poashtu janë në funksion’.

‘Nga dita e enjte, klinikat kirurgjike në QKUK, kanë raportuar për dy raste të vdekjeve ndodhura pas operacionit. Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hulumtuar ‘dyshimet’ e ngritura për ndonjë parregullsi të mundshme si i parasheh edhe legjislacioni në fuqi’, thuhet në një kumtesë të këtij institucioni shëndetësor.

QKUK njëherit ka kërkuar nga mediat dhe opinioni publik të jenë të kujdesshëm duke lënë hapësirë për hulumtim nga organet kompetente.

COMMENTS