Qfar ndodhi me këngën ‘Gucci’ të Capital T, pasi publikoi Gjiko ‘Papuqe Gucci’ (Foto/Video)

Qfar ndodhi me këngën ‘Gucci’ të Capital T, pasi publikoi Gjiko ‘Papuqe Gucci’ (Foto/Video)

Hip hop superylli, Gjiko, ka realizuar hitin e tij të radhës, një gjë që nuk është çudi për reperin e talentuar shqiptar.

Ashtu sikurse me remiksin e projektit ‘Messi’, që u tentua të minimizohej nga Capitali T me projektin ‘Koka kola’, të njëjtën tendencë e pati ky i fundit me projektin ‘Gucci’.

Konga e re Titullohet #PapuqeGucci Mixtape-i i ri o qaq i fort sa nuk pi boj rekllam ??

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on

Pasi Gjiko paralajmëroi këngën ‘Papuqe Gucci’, ishte Capital T ai që lansoi projektin në version audio në YouTube, që është parë nga fansat si tentim për të minimizuar projektin e ri të Gjikos.

Megjithatë, Gjiko lansoi klipin pa e pasur fare problem, e për një ditë klipi u bë hit në mesin e adhuruesve duke arritur numër të jashtëzakonshëm klikimesh.

Duket se ky fakt ka detyruar Capital T që ta largojë nga YouTube projektin ‘Gucci’, i cili më nuk gjendet në këtë platformë.

Nuk dihet nëse Capital T po kërkon një rivalitet të hapur me Gjikon, por ky i fundit duket se nuk shtë shqetësuar fare nga një tendencë e mundshme e këtij lloji.

Gjiko këtë vit ka qenë artisti më i kërkuar dhe me më së shumti hite, duke qenë në krye të top listave, kurse turneu i tij ishte më i ngjeshuri në estradë.

COMMENTS