Qeveria tërheqë nga rendi i ditës demarkacionin me Malin e Zi

Një vit nga dhuna e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë (Video)
Moti për vikend në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të tërheq nga rendi i ditës Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar kuvendin se në situatën e krijuar nuk mund të procedohet tutje me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

‘Tërheqja nuk nënkupton se ne do ta rishqyrtojmë apo rinegociojmë marrëveshjen, por do ta shqyrtojmë momentin kur do ta procedojmë sërish’, ka deklaruar Mustafa.

Kryetari i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj nuk është pajtuar me konstatimet e qeverisë dhe kryeministrit Isa Mustafa se tërheqja e ratifikimit të Demarkacionit ndërlidhet me presionet politike të opozitës. Limaj ka thënë se qeveria duhet ta pranoj se tërheqja e ratifikimit ndërlidhet me mungesën e Listës Serbe në Kuvend dhe votave te koalicionit për ratifikimin e marrëveshjes.

Në fund, Limaj ka ftuar qeverinë që të ulet me të gjitha subjektet relevante politike dhe të rifillojë procesi i shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Menjëherë për vendimit të Qeverisë së Kosovës që të tërheq nga rendi i ditës ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, aktivistët dhe mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje të tubuar para Kuvendit, kanë filluar të duartrokasin duke e shënuar këtë si një fitore të tyre.

COMMENTS