Qeveria, pas Tahirit ikin dhe 3 ministra të tjerë

Serwer: Asociacioni, ulësja në OKB dhe ushtria – çështjet finale të Kosovës
Punonjësit e Institutit Special në Shtime hynë në grevë

3 muaj para zgjedhjeve, Edi Rama vendosi atë që pakkush e kishte menduar-ndryshimin e kabinetit qeveritar jo me një, por me katër ministra. Të gjithë janë ministra të Partisë Socialiste, 2 prej të cilëve me postet më delikate në qeveri, Saimir Tahiri ministër i Brendshëm dhe Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë. 2 te larguarit e tjerë janë Blendi Klosi i Mirëqenies Sociale dhe Bledi Çuçi i Ministrisë Antikorrupsion.

Me shpjegimin që dha, kryeministri Rama tentoi të shuajë zërat për konflikt brenda maxhorancës apo se ndryshimet erdhën si rezultatet i protestës së opozitës.

‘Ndryshimet nuk reflektojnë asgjë tjetër përveçse domosdoshmërinë që udhëheqësit tanë politikë të fushatës së qershorit të fokusohen dhe të furnizohen me energji të reja në përballimin e volumit të jashtëzakonshëm të kontakteve me njerëzit që kërkon kjo fushatë’, tha Rama.

4 ministrat e larguar, njësoj si 5 të tjerët që nuk preken nga ky vendim i kryeministrit, drejtojnë 5 qarqe të vendit.

Saimir Tahiri, Tiranën që nxjerr 34 deputete, ndërsa Klosi, Beqaj dhe Çuçi drejtojnë Beratin, Kukësin, Dibrën dhe Gjirokastrën, që nxjerrin gjithsej 21 deputetë.

Kryeministri kishte për secilin prej tyre nga një lavdërim të veçante, por pa dhënë më shumë shpjegime për vendimin e largimit nga detyra të një ministri kampion, siç e quajti Rama, Saimir Tahirin.

‘Duke filluar natyrisht nga Saimir Tahiri. Kampioni ynë në një rrugë ku Policia e Shtetit nga institucioni me i korruptuar bashkë me gjykatat, sipas anketimit të bëra nga Bashkimi Europiani në 2013, u kthye në institucionin më të besuar për shqiptarët sipas të njëjtin anketim në vitin 2016’, shtoj Rama.

Deri tani kryeministri Rama nuk ka diskutuar me forumet politike se kush do të zëvendësojë 4 ministrat e larguar. Por ndoshta kjo do të jetë një çështje e të hënës, kur pritet të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste.

COMMENTS