Qeveria nuk i frikësohet mocionit të opozitës

Qeveria nuk i frikësohet mocionit të opozitës

Afganistan: Sulm vetëvrasës kundër trupave të NATO-s
Procedura e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit

Qeveria e Kosovës nuk i frikësohet iniciativës për ngritjen e një mocioni të mosbesimit ndaj saj. Përfaqësuesit e ekzekutivit thonë se ngritja e një mocioni për rrëzimin e Qeverisë është e drejtë e opozitës, por shprehen të sigurt opozita nuk do ia arrij këtij qëllimi.

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë për lajmi.net se që nga nesër do të fillojnë konsultimet për mbledhjen e nënshkrimeve në mënyrë që mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë të futet në rend dite për ndonjërën nga seancat e ardhshme në Kuvend.

‘Nesër kemi seancë dhe besoj se do të fillojmë konsultimet me deputetët e pushtetit për shkak të nënshkrimeve, pasi me opozitën dihet se nuk ka nevojë për konsultime pasi veç e kemi mbështetjen e të gjithë opozitarëve. Për veprimet e mëtutjeshme gjatë javës do të iu njoftojmë me kohë’, ka thënë Bajrami.

Madje deputetja e Nismës është shprehur e bindur se iniciativën e këtij subjekti politik do ta mbështesin edhe deputetët e koalicionit qeverisës.
‘E dini se tashmë se edhe deputetë të koalicionit qeverisës janë deklaruar pro rrëzimit të kësaj qeverie. Madje kjo iniciativë pot ë mos merrej nga ne, do të kishte gjasa të merrej nga vet deputetët e koalicionit, kështu që besoj që do ta mbështesin këtë iniciativë’, është shprehur Bajrami.

Por, kësaj iniciative nuk i frikësohet ekzekutivi i vendit. Kështu të paktën deklarohet Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa.
Sipas Gecajt, ngritja e një mocioni për rrëzimin e Qeverisë është e drejtë e opozitës, por ai shprehet i sigurt opozita nuk do ia arrij këtij qëllimi.

‘Është e drejtë e tyre kushtetuese, ligjore e demokratike. Është mirë që më në fund janë këndellë dhe kanë vendosë të ikin nga rruga dhe t’i drejtohen vijës institucionale. Qëllimit natyrisht që nuk do t’ia arrijnë, megjithatë, nëse kjo u japë satisfaksion, le të zbaviten pak’, ka thënë Gecaj për lajmi.net

Idenë për ngritjen e një mocioni për rrëzimin e Qeverisë e ka dhënë kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ndërsa edhe dy subjektet opozitare, Vetëvendosje dhe AAK e mbështesin këtë iniciativë.
Në ditët në vijim mbetet të shihet nëse do të sigurohen 40 votat e nevojshme për futjen e kësaj çështjeje në rend dite për ndonjërën nga seancat e ardhshme të Kuvendit. Ndërsa Qeveria bie bese këtë mocion e mbështesin mbi 60 deputetë.

COMMENTS