Qeveria ndan 326 mijë euro për organizatat e dala nga lufta

Qeveria ndan 326 mijë euro për organizatat e dala nga lufta

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kabineti qeveritar ka ndarë mjete për mbulimin e kërkesave të shoqatave të kategorive të dala nga lufta e

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kabineti qeveritar ka ndarë mjete për mbulimin e kërkesave të shoqatave të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka propozuar që të ndahen 326 mijë euro për mbulimin e kërkesave të shoqatave për familjarët e dëshmorëve.

Sipas Reçicës, qëllimi i këtij propozimi është përkrahja financiare për rehabilitimin e familjarëve të dëshmorëve.

‘Kjo përkrahje sado pak do të kontribuoj në përmirësimin e jetë së këtyre kategorive’, ka thënë tutje Reçica.

COMMENTS