Qeveria krijon komision për matjen e territorit të Kosovës

Qeveria krijon komision për matjen e territorit të Kosovës

Ftesë për Ramush Haradinaj në inaugurimin e presidentit Donald Trump (Dokument)
Pjesëmarrja në nivel kombëtar 43,88%, votuan vetëm 19% e femrave

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për krijimin e Komisionit për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.

Vendimi u mor pasi Kosova nuk arriti që ta ratifikojë marëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, për shkak të kundërshtimeve të opozitës por edhe një pjese të deputetëve të koaliconit qeverisës.

Ratifikimi i marrëveshjes është një prej kushteve të BE-së për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

Në mbledhjen e qeverisë, të premten, u tha se komisionin do ta përbëjnë përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave, të Fakultetit të Shkencave matematiko-natyrore, përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile si dhe përfaqësuesit e rajonit të Pejës ku ndodhet edhe kufiri i diskutueshëm.

Është paraparë edhe përfshirja e KFOR-it, BE-së, EULEX-it dhe të ambasadës së SHBA-së.

Kryeministri Isa Mustafa tha se qëllimi është ‘që të përcaktohet nëse me marrëvehsje Kosova ka humbur territor’ siç pretendon opozita.

Besohet se përfundimi i punës së këtij komisioni do të bëhet nga fundi i muajit janar 2017.

Ndërkohë, opozita më herët ka deklaruar se një nismë e këtillë paraqet ‘fyerje’ dhe ‘mashtrim’ ndërkohë që ekspertët thonë se në aspektin shkencor dhe profesional nuk ka mundësi që të matet hapësira e cila nuk është e përkufizuar.

COMMENTS