Qeveria ia zgjatë mandatin, EULEX edhe 2 vjet në Kosovë

Qeveria ia zgjatë mandatin, EULEX edhe 2 vjet në Kosovë

Miliarderi nga Shqipëria do të investojë 180 milionë euro në Shkup
Momenti kur Ziadin Sela del nga spitali: Puna nuk pret! (Video)

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka votuar për vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it, deri në vitin 2018. Kryeministri Isa Mustafa ditë më parë ka arsyetuar këtë vazhdim, duke u arsyetuar se kanë mbetur edhe shumë lëndë të tjera që ky mision ende nuk i ka përfunduar.

Zgjatja e mandatit të EULEX-it ka marrë mbështetjen me votat e ministrave të kabinetit qeveritar duke miratuar Projektligjin përkatës i cili do t’i procedohet kuvendit për miratim.

EULEX-i është misioni me i madh i Bashkimit Evropian i shtirë në një vend. Ky mision, përveç kompetencave të caktuara ekzekutive në fushën e drejtësisë, kryesisht merret me këshillimin, monitorimin dhe mentorimin e institucioneve të Kosovës në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

Nga puna praktike në Kosovë, EULEX-i kryesisht është marrë me hetimin dhe zgjidhjen e rasteve të cilësuara të nivelit të lartë që përfshijnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

COMMENTS