Qeveria garanton për kredi, Prishtina tash mund t’i blejë autobusët urban

Qeveria garanton për kredi, Prishtina tash mund t’i blejë autobusët urban

Baily: Ivanov të shqyrtojë vendimin për mosmandatimin e Zaevit
Shpallet restoranti më i mirë në botë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar garancinë për blerjen e autobusëve urban për komunën e Prishtinës.

Kredia për blerjen e 50 autobusëve ishte objekt akuzash e kundërakuzash midis zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, e cila drejtohet nga Vetëvendosje, dhe Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Financave, e cila akuzohej se po zvarriste nënshkrimin nga motive politike, meqë ministri është nga radhët e LDK-së.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti disa herë ka sqaruar hapat ligjorë që duhej të bënte Komuna e Prishtinës para se Qeveria të bëhej garantuese e kredisë 10 milionëshe për këta autobusë, e cila do të merret nga Banka Evropiane për Zhvillim.

Qyteti i Prishtinës përballet me probleme të theksuara të transportit urban dhe pret që me blerjen e këtyre autobusëve të përmirësohet situata. Ky është edhe premtimi i kreut të Prishtinës Shpend Ahmeti.

COMMENTS