Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjellë nga afër zhvillimet 'pas njoftimeve për vrasjen e terroristit famëkeq, Lavdrim Muhaxheri', thuhet në nj
Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjellë nga afër zhvillimet ‘pas njoftimeve për vrasjen e terroristit famëkeq, Lavdrim Muhaxheri’, thuhet në një komunikatë për media.
‘Me këtë rast, Qeveria rikonfirmon qëndrimin e saj të paluhatshëm për të luftuar intensivisht dhe në mënyrë të vendosur çfarëdo ekstremizmi të dhunshëm dhe terrorizmin’, vijon komunikata.
Qeveria u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të respektojnë dhe ‘kultivojnë karakterin multikonfesional’ të Republikës së Kosovës.
‘Edhe njëherë, Qeveria e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e fuqishëm për të qenë pjesë e koalicionit anti-ISIS dhe se nuk do të tolerojë asnjë përpjekje apo tendencë nga qytetarët e saj për radikalizim dhe bashkëngjitje në luftëra të huaja’, theksohet në këtë komunikatë.
Reagimi i Qeverisë së Kosovës, pason raportimet e javës së kaluar për vrasjen e njërit prej personave më të kërkuar nga Kosova në luftën e Sirisë, Lavdrim Muhaxheri dhe disa paralajmërimeve kërcënuese nga organizata tashmë e shpallur terroriste, Shteti Islamik (IS), për cenimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, përfshi edhe Kosovën.
COMMENTS