Qeveria e Kosovës: Franca të mos tolerojë ndërhyrjet serbe në rastin Haradinaj

Grabitësit si në filma, marrin mbi 20 milionë euro në makinën me para
Kremlini pajtohet me Trumpin për marrëdhëniet mes dy vendeve

Qeveria e Kosovës konsideron se shtyrja e sërishme e vendimit për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është dëshmi e keqpërdorimit të drejtësisë nga Serbia, e cila në emër të informatave shtesë, po zvarrit një proces të ndërtuar mbi akuza të fabrikuara, përmes rrugëve të paligjshme dhe me synime degraduese për tërë popullin e Kosovës.

‘Përmes këtyre lojërave të ulëta, për përfitime të brendshme politike, Serbia, duke keqpërdorur drejtësinë, po përpiqet të dëmtoj po ashtu imazhin dhe personalitetin e ish–kryeministrit Ramush Haradinaj, të qytetarëve të Kosovës dhe shtetin e Kosovës’, thuhet në deklaratën e qeverisë.

‘Besojmë se drejtësia franceze nuk do të tolerojë një gjendje të tillë’, theksohet në këtë deklaratë.

Qeveria e Kosovës, po ashtu, i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i jap fund njëherë e përgjithmonë këtyre akteve të patolerueshme të Serbisë, ndërkaq, kërkon nga institucionet franceze të mundësojnë kthimin e z. Haradinaj në Republikën e Kosovës.

COMMENTS