Qeveria e Kosovës 100 mijë dollarë për koalicionin anti-ISIS

Qeveria e Kosovës 100 mijë dollarë për koalicionin anti-ISIS

Nënshkruhen dy marrëveshje me Hungarinë
Viti 1967, gjashtë ditët që ndryshuan hartën e Lindjes së Mesme

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 100 mijë dollarë për përkrahjen e koalicionit anti-ISIS.

Në mbledhjen e sotme u bë po ashtu e ditur se Qeveria ka ndarë 40 mijë euro për renovimin e shkollës fillore në fshatin Somolicë të komunës së Bujanocit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ndarja e këtyre mjeteve është një veprim humanitar.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se gjatë vizitës në Preshevë ishte njoftuar me sfidat dhe problemet me të cilat përballet arsimi.

‘Paraqitet nevojë imidiate për investime në fushën e arsimi. 40 mijë euro për renovimin e kësaj shkolle në komunën e Bujanocit’, tha ai.

Qeveria ka ndarë edhe mjete financiare në vlerë prej 27 mijë euro për pagesën e punonjësve me kontrata, për shërbime të veçanta në rezidencën presidenciale ‘Ibrahim Rugova’.

COMMENTS