Qeveria, 500 mijë euro për renovimin e stadiumit të Mitrovicës

Qeveria, 500 mijë euro për renovimin e stadiumit të Mitrovicës

Bunjaki: Ndaj Islandës hyjmë për fitore
Thaçi: Vendimi i CAS, fitore e madhe për Kosovën

Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e buxhetit prej 500 mijë eurosh për stadiumin e Mitrovicës, ‘Adem Jashari’ me qëllim të renovimit të stadiumit sipas kërkesës së UEFA-së dhe FIFA-së.

Ministri Avdullah Hoti ka deklaruar se buxheti po ndahet nga rezervat, për shkak se ky procedim duhet të jetë pak më urgjent.

‘MKRS ka bërë kërkesë në MF për mjete shtesë për të vazhduar profesione, duke filluar për përmirësimin e cilësisë së infrastrukturës sportive sipas rekomandimeve të UEFA-së dhe FIFA-së’, ka deklaruar Hoti.

Këto mjete nuk mjaftojnë për renovimin e këtij stadiumi, pasiqë ai kushton më shumë se 1.1 milionë euro. Mjetet e tjera duhet të sigurohen nga ministria e Kulturës.

‘Kërkesat janë shumë më të mëdha, por tjerat akomodohen përmes MKRS-së nga kursimet që i ka paraqitur zv.kryeministri Shala’, deklaroi Hoti.

COMMENTS