Qëndrimi indiferent i Bob Dylanit – Refuzon ‘Nobelin’?

Disa ditë pasi iu akordua çmimi prestigjioz i Nobelit të Letërsisë për krijimin e shprehjeve të fuqishme poetike brenda traditës së gjatë të këngës amerikane, Akademia suedeze e Shkencave është lodhur duke trokitur në derën e Bob Dylanit dhe duket se u ka dhënë fund përpjekjeve për të kontaktuar me muzikantin ikonë.

‘Nuk do të përpiqemi më. Ia thamë gjithë çfarë nevojitej menaxherit dhe miqve të tij. Ai e di se e presim me padurim konfirmimin që duhet të japë, por nga ana tjetër ka vetëm heshtje’, tha Odd Zschiedrich, drejtor administrativ i Akademisë suedeze.

COMMENTS