Qëndrimi i ftohtë i presidentit rus – nuk frikësohet aspak! (Video)

Në një ceremoni ku ndaheshin çmime, dëgjohet një zhurmë, e cila thuhet se ishte nga rënia e një tabaku të gotave.

Por, fakti pse është publikuar videoja, nuk është rënia e gotave (me gjasë nga duart e ndonjë kamerieri), por reagimi i presidentit rus, Vladimir Putin, në atë moment.

Siç edhe mund të vërehet edhe në video, në atë moment, e presidentit rus as që i lëvizi qerpiku.

‘Një reagim i pabesueshëm i Putinit kur tabakaja me gota bie në tokë dhe shkakton zhurmë, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për shkencëtarët e rinj’, ka shkruar gazetari Dmitry Smirnov, në llogarinë e tij në Twitter.

Të mërkurën, lideri rus ndau çmimet për shkencëtarët e rinj për kontributin e tyre në shkencë dhe inovacionin.

COMMENTS