Qendra për art bashkëkohor, ‘Varg e Vi’, viziton zonat rurale të Gjilanit (Foto)

Më 6 mars ‘Një mbrëmje për Dritëro Agollin’
Ukraina nuk pranon asnjë marrëveshje për pjesëmarrjen e Rusisë në Eurovision (Video)

“VIZITA NË GJILAN” – (Diversitet i formave artistike), është një projekt i prodhuar nga qendra për art bashkëkohor “Varg e Vi” dhe “Teatri i Gilanit”.

“VIZITA NË GJILAN” – (Diversitet i formave artistike), kryesisht i dedikohet mërgatës sonë si dhe procesit të intergrimit evropian, nëpër të cilin po kalon vendi ynë, që në rastin tonë, vjen përmes veprimtarive artistke.

Duke e zhvilluar projektin në zonën e turizmit rural, në “Menakon Residence”, një vend epik në fshatin Makresh, me bujtina, hambare, kulla, amfiteatër, bar dhe ajër të shëndetshëm, ne kemi kombinuar tradicionalen dhe klasikën të reflektojë bashkëkohoren.

Publiku në lëvizje absorbon art, lëvizje kjo që poashtu e simbolizon rrugëtimin e shoqërisë sonë prej kohërave të identitetit tonë.

Në këtë ngjarje performojnë Entela Demi- Përcjellëse me flautë, Kushtrim Qerimi- Monolog, Alban Shahiqi- Monolog, Diana Toska & Korab Kallaba- Këndim, Ali Demi- Monolog, Kushtrim Zeqiri- Art Vizuel/ Performansë, Avni Shkodra- Promovim Libri me dy drama.

Transporti/
Për një pjesë të publikut që nuk mund të vijë me mjetet e tyre, ne kemi organizuar transport FALAS, pra të shtunën me datën 23 korrik në ora 18:30 bëhet nisja e dy minibuseve nga qendra përballe teatrit.
Ju lutem rezervoni ulësen tuaj për shkak të numrit të limituar të ulëseve, (46), duke dërguar një mesazh në faqen e Varg e Vi-Center for contemporary art: KLIKO KËTU

Rezervimet në mënyre të renditur në bazë të kohës do kenë përparësi për transport.

1

COMMENTS