Qendra e Akomodimit për personat e riatdhesuar me këndin e lojërave

Qendra e Akomodimit për personat e riatdhesuar me këndin e lojërave

PDK: PAN-i nuk është bllokues, seanca e sotme abuzim me institucionet
Drejtori i porsaemëruar i AKI-së ishte nën akuzë

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj i shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm i MPB-së, Lulzim Ejupi, kanë vizituar Qendrën e Akomodimit të personave të riatdhesuar, ku është bërë inaugurimi i këndit të lojërave në këtë Qendër, njofton kumtesa.

Ky projekt, i cili është në kuadër të mbështetjes së procesit të ri integrimit të personave të riatdhesuar, është i mbështetur nga qeveria e Gjermanisë, konkretisht nga GIZ.

Në këtë rast, ministri Sefaj falënderoi shefin e GIZ, James Macbeth Forbes, për mbështetjen e vazhdueshme që po bën në procesin e ri integrimit të personave të riatdhesuar.

Forbes premtoi se mbështetja e qeverisë gjermane do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

COMMENTS