Qëllohet me armë zjarri një i mitur në Ferizaj

Qëllohet me armë zjarri një i mitur në Ferizaj

Një person i moshës së mitur është qëlluar me armë zjarri dje gjatë orëve të para të pasdites në Ferizaj.
Viktima menjëherë është dërguar për në QKUK. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabile.

Ndërkohë që e gjithë mosmarrëveshja kishte nisur në një kafiteri në rrugën ‘Remzi Hoxha’, në Ferizaj. I mituri është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull shqipëtar i cili gjendet në arrati.

Njësitë përkatëse policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy predha dhe dy gëzhoja të kalibrit 7.65 mm. Me rastin janë njoftuar gjitha njësitet relevante policore si dhe prokurori shtetit.

COMMENTS