Qe 16 vjet, Italia nuk i fiton ndeshjet e dyta

Qe 16 vjet, Italia nuk i fiton ndeshjet e dyta

Bastoret favorizojnë Kroacinë, tallen me Kosovën (Foto)
Digitalb fitues i të drejtave televizive të Superligës

Italia i befasoi të gjithë me fitoren 2:0 ndaj Belgjikës në ndeshjen e parë, por mbi të gjitha për lojën e treguar në fushë.

Megjithatë, tashmë të kaltrit e kanë lënë pas këtë ndeshje dhe sot luajnë ndaj Suedisë së udhëhequr nga Zlatan Ibrahimovic. Një ndeshje nga e cila mund të sigurohet kualifikimi për në fazën tjetër.

Por, fakte interesante përcillen nga mediat italiane për kombëtaren një herë fituese të evropianit. Prej 16 vitesh Italia nuk ka arritur të fitojë në ndeshjen e dytë në kampionatet evropiane apo në botërore.

Megjithatë, pavarësisht fakteve, sot kombëtarja e drejtuar nga Conte duket më e favorizuar në ndeshjen ndaj Suedisë dhe trajneri ka kërkuar nga lojtarët e tyre ta mbyllin që në këtë takim çështjen e kualifikimit.

COMMENTS