Puyol: Ajo që më bëri Messi ishte e turpshme (Video)

Puyol: Ajo që më bëri Messi ishte e turpshme (Video)

EJU: Fokusi do të jetë te Distria
I theu rekordin, Drogba flet me superlativa për Salah

Lionel Messi llogaritet nga shumë njohës së futbollit si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’, ka fituar shumë trofe, por ajo që bije gjithmonë në sy është se dhuron spektakël në fushë.

Kundërshtarët e tij tmerrohen para ndeshjeve ndaj Barcelonës ose Argjentinës, por Messi ka dhuruar spektakël edhe në stërvitjet e klubit.

Ka qenë ish kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol që ka zbuluar se si njëherë Messi e kishte turpëruar në stërvitje.

‘Në një përballje me Leon në stërvitje thash në vete nëse do të mund ta ndaloja. Ishte e kotë megjithatë, ajo që bënte Messi ishte e turpshme për mua dhe secilin mbrojtës’, ka deklaruar Puyol.

Lionel Messi duke festuar një gol të tij me kapitenin legjendar të Barcelonës, Carles Puyol
Guardiola pastaj i kishte kërkuar kapitenit që mos ta dëmtonte Messin gjatë stërvitjes pasi nuk kishte asnjë mundësi që ta ndalonte Messin.

‘I provova të gjitha mundësitë por ai thjeshtë ishte i pandalshëm, Messi ka qenë gjithmonë e jashtëzakonshme’, u shpreh Puyol.

Ndryshe dyshja kanë qenë miq tejet të mirë sa ishte mbrojtësi pjesë e Barcelonës.

Puyol i ka dhënë fund karrierës së tij sportive në vitin 2014 me 392 ndeshje me të vetmen fanellë të Barcelonës.

COMMENTS